Lajme

46 urdhëresa nga Policia rajonale e Ferizajt përgjatë një jave

08/22/2023 14:15
nga:N K

Përgjatë një jave, Policia Rajonale e Ferizajt, ka realizuar 45 urdhëresa të gjykatave kompetente për vepra të ndryshme penale, raporton Gazeta Blic.

“Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë edhe në ditët në vijim me realizimin e urdhëresave ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatës”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia fton qytetarët që nëse kanë informata për personat e kërkuar të lajmërojnë menjëherë policinë.