Lajme

Skenderaj, konfiskohet një armë zjarri

08/22/2023 09:18
nga:N K

Policia ka konfiskuar një armë zjarri në në fshatin Llaushë të Skenderajt, raporton Gazeta Blic.

Dyshohet se në shtëpin e personit J.SH., kishte të shtëna me armë zjarri , ku në vendin e ngjarjes janë gjetur 15 gëzhoja.

Nga i dyshuari është konfiskuar një armë e llojit “ Zoraki”, një karikator i zbrazet, 40 fishek dhe 15 gëzhoja.

I dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt dhe ndaj tij është iniciuar vepra penale ,, Mbajtje në pronësi ,kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “ Përdorim i armës”.