Sporti

Nuk u ftua për ndeshjen ndaj Bologna, Origi drejt rikthimit në Premier League

08/22/2023 09:07
nga:Mergim Rreci

Qendërsulmuesi i Milanit, Divock Origi ka rënë në “radarët” e Sheffield United.

Mediet britanike raportojnë se belgu do të rikthehej me kënaqësi në Premier League pas përvojës zhgënjyese me “Djallin” në Itali dhe Sheffield, i cili shfaqi probleme të dukshme në sulm sa përket finalizimit, po e vlerëson seriozisht ish-lojtarin e Liverpool.

Origi nuk u thirr nga trajneri Stefano Pioli për ndeshjen e parë të sezonit kundër Bologna-s këtë të hënë.

Përveç qendërsulmuesit belg, jashtë janë edhe Fode Ballo-Toure dhe Alexis Saelemaekers, si dhe Mattia Caldara.