Sporti

Milani e nis mirë në Serie A, fiton ndaj Bolognas, Pulisic debutoi me supergol

08/21/2023 22:41
nga:L J

Skuadra e Milanit ka nisur mirë sezonin e ri në Serie A.

Milan ka mposhtur Bolognan në udhëtim me rezultatin 0-2, duke marrë kështu tre pikët e para në kampionat, shkruan GazetaBlic Sport.

Golin e parë në këtë ballafaqim e ka shënuar Olivier Giroud pas 11 minutave lojë – kur për të asistoi Tijjani Reijnders.

Christian Pulisic u kujdes për golin e dytë – kur në minutën e 21’të shënoi një eurogol nga distanca.

Deri në fund Milani kishte raste me Pobegan dhe Leaon, ky i fundit goditi edhe shtyllën pak para fundit.

Chukwueze, sulmuesi anësor poashtu debutoi në këtë ballafaqim për ‘Rossonerët’, duke u aktivizuar në pjesën e dytë. Debutues ishin edhe Okafor, Reijnders, Loftus Cheek e Pulisic.

/GazetaBlic Sport