Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi përmes një shkrimi në “Facebook” ka reaguar për vendimin e fundit të MASHT-it, raporton GazetaBlic.
Krasniqi thotë se kjo qeveri po i lë nxënësit pa libra, teksa thotë se janë kundër popullit.
“Ky pushtet e ushqeu popullin vetëm me kriza, ndërsa vet po ushqehet nga korrupsioni dhe tregtimi i drogës”, shkruan Krasniqi.
Shkrimi i plotë:
Qeveria Kurti, në emër të popullit është kundër popullit.
E la popullin pa rrymë, pataj ia shtrenjtoi faturën dy herë.
E la popullin pa mbështetje kur inflacioni në produkte esenciale kishte arritur deri në 50%.
Tash i lë edhe nxënësit pa libra.
Ky pushtet e ushqeu popullin vetëm me kriza, ndërsa vet po ushqehet nga korrupsioni dhe tregtimi i drogës.


