Lajme

Mustafa pas vendimit të MASHTI-it: ” Kah po shkon moj zanë ( ministre )”?

08/21/2023 17:10
nga:Genita C

Ish-zëdhënësi i Arsimit, Nehat Mustafa ka reaguar ndaj vendimit të fundit të MASHTI-it për librat shkollorë, raporton GazetaBlic.

Mustafa përmes një shkrimi në “Facebook” thotë se, “kur komplet një kabinet ministror orientohet vetëm kah ndarja e granteve dhe projekteve për organizata të preferuara ( paterica të ministrisë), atëhere sigurimi i teksteve shkollore mbetet preukopimi i fundit”.

“Siç do ia thoshte këngës Rambo : ” Kah po shkon moj zanë ( ministre )”?”, shkruan tutje Mustafa.