Skuadra shqiptare, KF Erzeni ka bërë dy transferime mjaft të mira në ditët e fundit të merkatos verore.
KF Erzeni ka arritur marrëveshje me dy super futbollistë nga Argjentina, Agustin Rojas dhe Rodrigo Migone, mëson GazetaBlic Sport.
Rojas ka qenë pjesë e ekipit të njohur argjentinas, Racing Club, teksa luan si mesfushor. Ai është 24 vjeçar dhe tek ekipi shqiptar presin shumë nga kualitetet e tij në këtë sezon.
Sa i përket Rodrigo Migone, ai është 27 vjeçar dhe luan në pozitën e sulmuesit. Ai ka qenë ish lojtar i klubit argjentinase, Club Social y Deportivo Madryn.
Dy lojtarët shihen si transferime të mëdha tek ekipi shqiptar, Erzeni.
Vlen të përmendet se ndërmejetësimin e këtyre dy transferime e ka kryer kompania “Balltrotter Sports Agency” nga Kosova.




