Lajme

Shtëpia Botuese “Dukagjini” i reagon MAShT-it: Ofertuam librat për 4% më lirë se në vitin 2022

08/21/2023 16:34
nga:Genita C

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se është duke përcjellë me vëmendje diskutimin që është duke u bërë pas vendimit të Ministrisë së Arsimit që këtë vit t’i transferojë mjetet financiare në llogaritë e prindërve, në mënyrë që ata t’i blejnë tekstet shkollore për fëmijët e tyre.

Përmes një postimi në Facebook, “Dukagjini” ka thënë se për hir të transparencës, dëshiron ta njoftojë opinionin publik se në ofertimin që ka bërë në Ministri, pavarësisht inflacionit dhe rritjes globale të çmimeve ka ofertuar me çmim më të lirë për rreth 4% krahasuar me vitin 2022.

Tutje thuhet shtëpia botuese “Dukagjini” do ta bëjë maksimumin që t`i përmbushë obligimet që dalin nga legjislacioni në fuqi.

“Për shtëpinë tonë botuese, pajisja e fëmijëve me libra është prioritet mbi prioritetet”.

Ndodh edhe kjo/ MASHT dështon t`i sigurojë librat shkollor, Nagavci: Prindërit do t`i blejnë vetë, paratë ua transferojmë