Skuadra e Akhmat Grozny shënoi fitore të thellë në ndeshjen e javës së pestë në Premier League të Rusisë.
Klubi ku luan futbollisti shqiptar, Bernard Berisha ka fituar sot me rezultatin 4-0 ndaj Orenburg.
Bernard Berisha ishte lojtari vendimtar në këtë duel, ku realizoi një gol fantastik me “roveshatë” dhe një asistim për bashkëlojtarin e tij.
Pas ndeshjes, ai u shpall lojtari më i mirë i ballafaqimit, duke treguar kështu se akoma është në formë optimale.
Kujtojmë se Berisha ka kohë që nuk ftohet më në kombëtaren e Kosovës…
Ja pamjet nga eurogoli i tij:
@ligsport.net Bernard Berisha me supergol në Rusi. #ligsport #viral #fyp #eurogol #football #kosova


