Lajme

Haxhiu: Muja ekspert i “matematikës së hajnisë”, me aminin e Albin Kurtit janë vjedhur rezervat shtetërore

08/20/2023 19:24
nga:Genita C

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu e ka quajtuar deputetin e VV’së, Armend Mujën, ekspert të “matematikës së hajnisë”, raporton GazetaBlic.

Haxhiu përmes një shkrimi në “Facebook” thotë se, deputetët e pushtetit që po e sulmojnë Prokurorin po frikësohen për veti.

“Me nënshkrimim dhe aminin e Albin Kurtit janë vjedhur rezervat shtetërore në kordinim me Rozeta Hajdarin dhe të arrestuarit”, shkruan Haxhiu.

Shkrimi i plotë:

Për “matematikën e hajnisë”, Armend Muja është ekspert!

Krejt këta që po e sulmojnë prokurorin dhe po e mbrojnë vjedhjen e rezervave shtetërore, nuk e kanë për Ridin, por po frikësohen për veti.

Me nënshkrimim dhe aminin e Albin Kurtit janë vjedhur rezervat shtetërore në kordinim me Rozeta Hajdarin dhe të arrestuarit.

Askush mbi ligjin, as Rozeta Hajdari e as Albin Kurti.

Procedurat, shkeljet, ndihmësit – Sa mund të dënohen tre personat e arrestuar për aferën e rezervave shtetërore?