Lajme

Dërgimi i ligjeve në Kushtetuese/ Zëdhënësi i VV-së thotë se opozita ka siklet në këto tri pika

08/20/2023 13:15
nga:G B

Arlind Manxhuka, zëdhënës i VV-së, ka thënë se opozita ka siklet në këto tri pika: Vetting, Byroja e Konfiskimit të Pasurisë dhe Ligji i ri për Këshillin Prokurorial, raporton Gazeta Blic.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se jo rastësisht nomenklatura e moçme i ka dërguar në Gjykatë Kushtetuese këto.

Postimi i tij i plotë:

Sikleti në 3 pika:

Vettingu;

Byroja e Konfiskimit të Pasurisë;

Ligji i ri për Këshillin Prokurorial.

Jo rastësisht nomenklatura e moçme i ka dërguar në Gjykatë Kushtetuese këto.