Lajme

Rusia e akuzon sërish Ukrainën për sulme me dronë në tri rajone

08/20/2023 11:30
nga:G B

Rusia tha se dronët ukrainas kishin goditur tre rajone të veçanta të dielën, duke plagosur pesë persona dhe duke detyruar dy nga aeroportet e Moskës të devijojnë për një kohë të shkurtër fluturimet.

Rajonet e Kurskut dhe Rostovit të Rusisë, që të dyja kufizohen me Ukrainën, raportuan se patën sulme me dron, ndërsa Ministria ruse e Mbrojtjes tha se kishte bllokuar një dron ukrainas në rajonin e Moskës, duke e detyruar atë të rrëzohej në një zonë të papopulluar.

Mbikëqyrja e aviacionit të Rusisë tha se kishte ndërprerë shkurtimisht fluturimet në aeroportet Vnukovo dhe Domodedovo të qytetit si përgjigje.

Guvernatori i rajonit Kursk tha se pse persona ishin lënduar dhe një zjarr shpërtheu kur një dron goditi një stacion hekurudhor. Guvernatori i Rostov tha se nuk kishte të lënduar apo dëme.

Sulmet me dronë ukrainas si në rajonet kufitare ashtu edhe në kryeqytetin rus janë bërë gjithnjë e më të zakonshme muajt e fundit, me sulme të përsëritura në rrethin financiar të Moskës.

Rusia tha në maj se dy dronë ukrainas u përpoqën të sulmonin Kremlinin, shkruan Reuters.