Lajme

Keqpërdorimi i ujit, zbulohen tri kyçje ilegale në Bardhosh

08/20/2023 11:20
nga:G B

KRU Prishtina ka njoftuar se uji i pijshëm po shpenzohet pa mëshirë në Bardhosh, raporton Gazeta Blic.

Në Facebook KRU Prishtina ka publikuar pamjet se si janë zbuluar tri kyçje ilegale brenda dy orëve, derisa konsumatori e ka lënë një gyp duke ujitur tërë natën.

Njoftimi i plotë:

Uji i pijshëm në Bardhosh po shpenzohet pa mëshirë. Tre kyçje ilegale u identifikuan brenda 2 ore, sot.

SHIKONI VIDEON, KU KËTË GYP KONSUMATORI E KA LËNË TËRË NATËN DUKE UJITUR.

TURP!