Sporti

Bruno Fernandes “godet” VAR-in për mosdhënien e penalltisë: “Gjyqtarët duhet të fillojnë të bëjnë intervista”

08/20/2023 11:35
nga:E K

Bruno Fernandes ka goditur VAR-in dhe gjyqtarin Michael Oliver për penalltinë e mos-dhënë në humbjen e Unitedit ndaj Tottenham me rezultat 2-0.

Ai tha pas ndeshjes: “Ata [arbitrat] duhet të fillojnë të bëjnë intervista në mënyrë që të shpjegojnë veten.

“Është një penallti e qartë. Ne nuk shfrytëzuam shanset tona, duke filluar nga unë. Pata një shans për të na dhënë epërsinë dhe humba. Duhet të shënosh dhe të jesh më shumë vrasës para portës”.