Lajme

Krasniqi pas nisjes së punimeve në “Ali Zeneli”: Edhe pse në mungesë të mbështetjes së qeverisë ne s’do të ndalemi

08/20/2023 07:27
nga:G B

Ka filluar, realizimi i projektit për hapjen e rrugës “Ali Zeneli”, në Mitrovicë, ku do të përfitojnë rreth 700 familje, të cilëve do t’u bëhet qarkullimi edhe jetesa më e lehtë, me përfundimin e këtij projekti.

Nisjen e këtij projekti, e ka mirëpritur kryetari i partisë që udhëheqë në këtë komunë, Memli Krasniqi, cili tha se edhe pse “në mungesë të mbështetjes nga Qeveria qendrore, nuk do të ndalemi asnjë ditë”.

“Jam i lumtur dhe krenar me Bedriun dhe ekipin e tij, nën udhëheqjen e së cilit Mitrovica çdo ditë po merr pamje tjetër. Një qytet i organizuar, ku zyrtarët komunalë japin llogari dhe ku institucionet angazhohen çdo ditë për mirëqenien e qytetarëve të tyre, është gjithçka që kanë merituar mitrovicasit”, ka thënë është shprehur Krasniqi.

Ndërsa i pari i kësaj komune, Bedri Hamza, bëri të ditur se kjo rrugë si një nga premtimet kryesore në fushatën e tij zgjedhore, pritet të hapet nga rrethi kryesor duke vazhduar deri tek Universiteti i Mitrovicës.