Sporti

Onana për humbjen e United: Nuk mendoj se Tottenham ishte më i mirë se ne

08/19/2023 22:11
nga:Mergim Rreci

Portieri i Manchester United, Andre Onana ka komentuar humbjen e skuadrës së tij në ndeshjen ndaj Tottenhamit (2:0).

“Unë nuk mendoj se Tottenham ishte më i mirë se ne. Në pjesën e dytë bëmë gabime, por futbolli nuk është vetëm një pjesë.

E nisëm mirë ndeshjen, krijuam raste që për fat të keq nuk i kthyem në gol, gjë që luajti një rol vendimtar. Do të ishte krejtësisht ndryshe nëse do të kishim shënuar në pjesën e parë. Në futboll duhet të shfrytëzosh shanset, përndryshe duhet të paguash”, tha portieri në një intervistë pas ndeshjes për Sky Sports.