Interi nis sezonin e ri me sfidën ndaj Monzës në “San Siro”, ku do të kërkojë fitoren para më shumë se 60 mijë tifozëve që kanë mbushur shkallët e stadiumit mitik milanez.
Trajneri Simone Inzaghi ka ndarë mendjen për formacionin, duke përjashtuar të gjitha surprizat, teksa në sulm luajnë Lautaro dhe Marcus Thuram, ndërsa në pjesën tjetër të repareve konfirmohen titullarët e sezonit të kaluar, me ndryshimin në portë ku luan Sommer dhe në qendër të mbrojtjes, ku De Vrij zëvendëson Acerbin e dëmtuar.
Nga ana tjetër, trajneri i Monzës u beson nga minuta e parë emrave si Gagliardini e D’Ambrossio, të cilët veshën fanellën e Interit sezonin e kaluar…
Formacionet zyrtare:



