Sporti

Liria fiton pikën e parë në Superligë, ndal Dritën në stadiumin ‘Përparim Thaçi’

08/19/2023 19:01
nga:Mergim Rreci

Ka përfunduar ndeshja mes Lirisë dhe Dritës.

Rezultati përfundimtar në stadiumin ‘Përparim Thaçi’ ishte 0 me 0, shkruan GazetaBlic Sport.

Ishte një ndeshje shumë e rivalizuar, me shumë raste, por që shifrat nuk ndryshuan.

Drita ishte shumë e pafat, pasi që 3 herë e dërgoi topin në rrjetë, por që 3 herë golat u anuluan për pozitë jashtë loje.

Liria fiton pikën e parë në kampionat, kurse Drita shkon në shifrën e 4 pikëve.

/GazetaBlic Sport/