Sporti

Përfundojnë pjesët e para në dy ndeshjet e Superligës

08/19/2023 17:54
nga:Mergim Rreci

Kanë përfunduar pjesët e para në dy ndeshjet e Superligës së Kosovës.

Liria dhe Drita po luajnë pa gola pas 45 minutave, shkruan GazetaBlic Sport.

Rezultati në stadiumin ‘Përparim Thaçi’ është 0 me 0.

Në ndeshjen tjetër, Fushë Kosova dhe Malisheva po luajnë me shifra poashtu të barabarta, 1 me 1.

Aliu shënoi për skuadrën e drejtuar nga Alirifa, kurse Statovci barazoi shifrat.

/GazetaBlic Sport/