Ish-ministri Vesel Krasniqi ka thënë se ministri aktual i Financave, Hekuran Murati, po bën presion mbi Prokurorinë kur tha sot se organi i akuzës nuk ka bërë asgjë ndaj ish-ministrit për një denoncim që kanë bërë për dallavere me naftë në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë
“Kjo që ju keni shënuar është drejtpërdrejt presion mbi prokurorin e shtetit dhe ndërhyrje në drejtësi”, ka shkruar Krasniqi, në një reagim në postimin e Hekuran Muratit.
Sipas tij, Hekuran Murati është shkelësi më i madh i ligjit e Kushtetutës.
“Tu kisha lutur që të merreni me punët tuaja dhe jo me presion mbi gjygjsorin dhe prokurorin.Për ndryshe jam i gatshëm të kemi debat para publikut me ju”, ka shtuar ai.
Në reagimin e sotëm, Murati ka përmendur një rast të denoncuar për ish-ministrin Vesel Krasniqin, me pretendime se kishte shkelur ligjin sa ishte ministër.
Murati në reagim ka përmendur një rast të denoncuar për ish-ministrin Vesel Krasniqin, me pretendime se kishte shkelur ligjin sa ishte ministër.
Ministri i Financave ka thënë se prokurori që ishte ngarkuar për rastin e Krasniqit ishte Milot Krasniqi.
Ky zyrtar i Qeverisë ka thënë se prokurori nuk ka bërë asgjë prej se rasti është denoncuar nga Rozeta Hajdari.
“Sidoqoftë, me të marrë mandatin Qeveria Kurti, me datë 3 maj 2021, Ministria që drejton Rozeta Hajdari kishte dorëzuar kallëzim penal për këtë rast në Prokurorinë Speciale. A e dini se çka ka bërë Prokuroria Speciale që nga ajo ditë e deri më sot, për më shumë se dy vite? Asgjë”, ka shkruar Murati, në një reagim në Fb, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Sipas tij, ka një organizim për ta kthyer në pushtet partitë opozitare.
“Me sa kuptova, i ngarkuar me këtë rast qenka prokurori Milot Krasniqi. Pra përkundër faktit që kallëzimi penal përmbante të gjitha dëshmitë e nevojshme për të ngritur aktakuzë ndaj Vesel Krasniqit, Prokuroria Speciale nuk bëri asnjë hap deri më sot. Sepse luftimi i krimit e korrupsionit me sa shihet nuk është misioni i tyre, por mbrojtja e kastës së vjetër kriminale, me shpresën që një ditë ajo kastë do të kthehet”, ka shtuar ai.
Sipas Muratit, për për ta bërë më të lehtë kthimin e kastës së vjetër, sistemi i kapur i drejtësisë po luftojnë me çdo mjet ministrat e Qeverisë Kurti, duke u munduar të bëjnë spektakle nga asgjëja.
“Po të kishte prokurori e gjyqësor që njëmend ka mision luftimin e krimit, Vesel Krasniqi do duhej të jepte llogari për shkeljet që ka bërë. Por ja që Veseli ftohet për intervistë, në media e jo në prokurori. Ndërsa prokuroria bën spektakël në vend se spektaklin t’ia lërë medias”, ka shtuar Murati./BetimipërDrejtësi



