Sporti

Formacionet e mundshme: Tottenham – Manchester United

08/19/2023 09:32
nga:E K

Manchester United do të përballet sot me Tottenham në javën e dytë të Premierligës.

“Djajtë e Kuq” do të synojnë që të vazhdojnë me fitore pasi mposhtën Wolves xhiron e kaluar me rezultat 1:0, kurse Tottenham është në kërkim të fitores së parë sezonale pas barazimit 2:2 ndaj Brentford në udhëtim, shkruan GazetaBlic Sport.

Para fillimit të takimit që zhvillohet nga ora 18:30 janë publikuar formacionet e mundshme.

Ja 11’shet që pritet të startojnë:

Tottenham: Vicario; Emerson, Romero, Van de Ven, Udogie; Bissouma, Skipp, Maddison; Kulusevski, Richarlison, Son.

Manchester United: Onana; Wan-Bissaka, Varane, Martinez, Shaw; Fernandes, Casemiro, Eriksen; Antony, Rashford, Sancho.

/GazetaBlic Sport/