Një lajm tronditës është bërë publik këtë të premte nga Premier League.
Mediet britanike raportojnë se Lucas Paqueta, që është duke u kërkuar nga Manchester City, është vendosur nën hetim nga Federata Angleze e Futbollit për baste sportive.
Sipas raportimeve të medieve britanike nga hetimet rezulton se mesfushori brazilian ka thyer vazhdimisht rregulloren duke vënë baste për disa ndeshje.
Një rast i tillë është zbuluar më herët nga FA, me sulmuesin e Brentford, Ivan Toney që u skualifikua me tetë muaj.
Ndërkohë ende nuk dihet se cili do të jetë fati i mesfushorit të West Ham.


