Kryeministri Albin Kurti ka mbajtur sot një takim interno me kabinetin e tij në lidhje me mbarëvajtjen e projekteve dhe progresin në përmbushjen e planit strategjik-operacional e të programit qeverisës
Kështu ka bërë të ditur për teve1.info, zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu.
“Kryeministri Kurti ka zhvilluar sot një takim intern me kabinetin qeveritar, siç ishte planifikuar një javë më parë. Nuk ka të bëjë me zhvillimet e sotme. Gjatë këtij takimi u diskutua mbi mbarëvajtjen e projekteve dhe progresin në përmbushjen e planit strategjik-operacional e të programit qeverisës”, ka deklaruar ai.


