Lajme

Sekuestrohen substanca narkotike, nëntë persona të dyshuar

08/18/2023 15:44
nga:N K

Nëntë persona janë shoqëruar në stacionin policor, të cilëve u është gjetur substanca narkotike, që dyshohet të jenë të llojeve mariuhanë dhe kokainë, raporton Gazeta Blic.

“Policia e rajonit të Prishtinës në kuadër të punës së saj për parandalimin e veprimtarive kriminale që po i sjellin dëme shoqërisë, ka intensifikuar veprimet e saj në drejtim të identifikimit dhe kapjes së personave të përfshirë në raste kriminale”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndaj të dyshuarve është iniciuar rasti për posedim i paautorizuar e substancave narkotike, psikotrope ose analoge.