Deputetja e partisë Demokratike të Kosovës Blerta Deliu ka reaguar pas arrestimeve që janë bërë në MINT dhe në restorantin e Ridvan Muharremit i cili para pak minutash u arrestua nga policia, raporton Gazeta Blic
Deliu ka kërkuar shkarkimin e Rozeta Hajdarit.
Reagimi i plotë:
Shoqërimi në polici i Hafizit e Irfanit dhe bastisja e pronave të Ridvan Muharremit për “Aferën Gruri&Vaji” në MINT, kanë kuptim vetëm nëse shkarkohet edhe Rozeta Hajdari. Nuk mund t’i iket përgjegjësisë politike në një skandal të madh si ky. Rozeta, si udhëheqëse e këtij dikasteri, është fillimi dhe fundi i problemit. Kryeministër, fjala është për ty!


