Arrestohet njё person, pasi dyshohet se gjuajti me armë zjarrri në një aheng, në fshatin Krushevё e vogёl të Klinës, raporton Gazeta Blic.
Ngjarja ka ndodhur më 17 gusht rreth orës 21:00, ku gjatë aksionit të policisë janë gjetur njё armё (Pistoletё) Zoraki kal: 9mm dhe një karikator i sё njejtёs armë.
I dyshuri pas intervistimit, është liruar në procedurë të rregullt, dhe ndaj tij është iniciuar vepra “Mbajtje nё posedim, kontroll tё paautorizuar tё armeve”.


