Lajme

Avokati i Ridvan Muharremit: Klienti im është i pafajshëm

08/18/2023 08:40
nga:Gazeta Blic

Mahmut Halimi, avokati i Ridvan Muharremit të cilit në mëngjesin e së premtes, policia e Kosovës ia ka bastisur pronën dhe një biznes, ka thënë sa klienti i tij është i pafajshëm.

Në një deklaratë para mediave, Halimi ka thënë se “ka prova të mjaftueshme për pafajësinë e klientit të tij” duke shtuar se nuk ka ndonjë fletarrest për të.

“Kemi prova te mjaftueshme për pafajsinë e klientit tim. Do të njoftohet opinioni për të gjitha, është i lirë, nuk ka fletarrest për të. Do të ftohet në polici se kemi kërkuar që të ftohet nga organet e drejtësisë. Ai ka qenë brenda në banesë gjatë kohës së bastisjes”, ka thënë Halimi.

Ndryshe, Policia e Kosovës në mëngjesin e së premtes ka bastisur banesën e Ridvan Muharremit.

Aksioni ka nisur në orën 6:00 të mëngjesit derisa fillimisht është bastisur biznesi i Ridvanit, që është një restaurant pak afër shtëpisë së tij.