Një tërmet i fortë e ka goditur kryeqytetin kolumbian Bogota të enjten. Sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së tërmeti ishte me magnitudë 6.3 rihter, duke bërë që banorët e frikësuar të largohen nga shtëpitë, zyrat dhe restorantet
Pas tërmetit të parë, pati edhe lëkundje të tjera që pasuan. Shërbimi Gjeologjik Kombëtar i Kolumbisë, vlerësoi tërmetin e dytë me magnitudë 5.6 ballë, ndërsa lëkundja tjetër ishte 4.8 rihter.
“Ishte i fortë dhe zgjati shumë”, tha Adrian Alarcon, 43 vjeç, i cili punon pranë lagjes së njohur “Park 93” të kryeqytetit, duke iu referuar lëkundjes së parë.
“Më bën të ndihem i brishtë”, shtoi ai. “Jeta ndryshon në një sekondë. Ju nuk mund të bëni asgjë, thjesht vraponi për jetën tuaj.”
Agjencia e Mbrojtjes Civile e Kolumbisë, vuri në dukje se banorët ishin evakuuar në të gjithë Komunën e Calvario, në juglindje të kryeqytetit. Dritaret e zonës janë dëmtuar nga tërmetet.
Në Villavicencio aty pranë, agjencia raportoi një rrëshqitje dheu dhe tha se stafi i saj po merrej me situatën, raporton Reuters.


