Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se pajtohet me shefin e EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano, se një vend multietnik, kërkon një polici multietnike
Ky reagim i Rohdes vjen pas dorëheqjes së fundit të tre serbëve të saporekrutuar në Policinë e Kosovës.
“Të gjithë pjesëtarët e Policisë së Kosovës – pa marrë parasysh se cilit grup etnik i përkasin – duhet të jenë në gjendje të kryejnë detyrat e tyre pa frikësime”, tha Rohde.
Ndërsa, shefi i misionit të EULEX-it në Kosovë, Giovanni Barbano, tha se EULEX-i po i ndje nga afër zhvillimet, të cilat i quajti shqetësuese.
I fully agree: A multi-ethnic country requires a multi-ethnic police. All Kosovo Police members – no matter which ethnic group they belong to – need to be able to perform their duties free from intimidation. https://t.co/1r1YY6PVYk
— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) August 17, 2023


