Sporti

Ndryshim i detyrueshëm tek Ballkani pak para fillimit të ndeshjes

08/17/2023 17:59
nga:Mergim Rreci

Skuadrat shqiptare, FC Ballkani, Partizani dhe Struga do të ballafaqohen sot në kualifikueset e Conference League.

FC Ballkani do të luajë si mysafir në Gjilbratar ndaj Lincoln Red Imps me fillim nga ora 18:00, shkruan GazetaBlic Sport.

Ndeshja e parë e zhvilluar në Prishtinë u mbyll me fitoren e kampionit të Kosovës me rezultatin 2-0. Nazmi Gripshi dhe Lorenc Trashi realizuan golat për ekipin e Ballkanit.

Një zëvendësim i detyrueshëm është bërë tek Ballkani pak para fillimit të ndeshjes, atje ku Arbër Potoku e ka zëvendësuar Armend Thaqin, i cili kishte disa shqetësime shëndetësore.

Enea Koliqi, Potoku, Lumbardh Dellova, Bajram Jashanica, Lorenc Trashi, Kuc, Zyba, Kryeziu, Gripshi, Korenica, Berisha.

/GazetaBlic Sport/