I buzëqeshur dhe tërësisht me “vibe-in’ e pushimeve. Kështu është shfaqur së fundmi këngëtari i dhjetëra hiteve Ylli Limani, i cili ka zgjedhur të pushojë në Green Coast.
Nga fotot e siguruara, Ylli duket më i relaksuar se kurrë, teksa po shijon ecjen në Lungomaren e resortit në shoqërinë e miqve të tij.
Standardet elitare që tashmë Shqipëria po ofron në turizëm, ka bërë që ndryshe nga sa ishim mësuar të shihnin vite më parë, VIP-at të zgjedhin të pushojnë në resorte shqiptare dhe jo jashtë kufijve.
Plazhi i Green Coast me ujërat e kristalta dhe shërbimet e standardeve premium, këtë vit është “pushtuar” si asnjëherë tjetër nga personazhet e famshme.
Ylli Limani mbetet një nga këngëtarët më të dashur të skenës, ndërsa për të gjithë fansat dhe nostalgjikët kujtojmë se ai është djali i kitaristit të grupit legjendar ‘Minatori’, Mufail Limani.