Sporti

Mësohen tre trajnerët që kandidojnë për çmimin e më të mirit në edicionin 2022/23

08/17/2023 16:38
nga:Mergim Rreci

Pep Guardiola, Simone Inzaghi dhe Luciano Spalletti janë tre finalistët për çmimin e trajnerit më të mirë 2022/2023 për UEFA-n.

Pep Guardiola (Manchester City, fitues i Ligës së Kampionëve), Simone Inzaghi (Inter, finalist i mposhtur) dhe Luciano Spalletti (kampion italian me Napolin) janë tre finalistët për çmimin e trajnerit më të mirë 2022/2023 për UEFA, përcjell GazetaBlic Sport.

Lista fillestare e trajnerëve u sigurua nga grupi i studimit teknik të UEFA-s dhe më pas u votua nga një juri e përbërë nga trajnerët e klubeve që kanë luajtur në fazën grupore të 3 garave të UEFA-s.  Pjesë e jurisë ishte edhe një grup gazetarësh të përzgjedhur nga European Sports Media (ESM).

/GazetaBlic Sport/