Lajme

Hovenier për dorëheqjen e 3 serbëve nga Policia e Kosovës: Po e vëzhgojmë nga afër situatën

08/17/2023 15:23
nga:N M

Hovenier për dorëheqjen e 3 serbëve nga Policia e Kosovës; Po e vëzhgojmë nga afër situatën

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Jeff Hovenier, ka thënë se SHBA-ja ndan plotësisht të njëjtat shqetësime sikurse Bashkimi Evropian lidhur me dorëheqjen e 3 pjesëtarëve serbë nga Policia e Kosovës.

Hovenier ka thënë se SHBA-ja është e përkushtuar për një forcë policore të Kosovës që është multi-etnike.

“Siç kam thënë shumë herë, Policia e Kosovës ekziston për t’iu shërbyer të gjitha komuniteteve në Kosovës dhe policët e saj duhet të jenë në gjendje të punojnë të lirë nga intimidimi”, ka shkruar ambasadori Hovenier.

Ai ka thënë se janë duke e përcjellë këtë situatë nga afër.

Lidhur me dorëheqjen e 3 policëve të sapozgjedhur të nacionalitet serb ka reaguar edhe shefi i EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano

Ibrahimi i reagon Muratit: Nuk u rritë përqindja e buxhetit për komunat, 77.4% e buxhetit i mbetet Qeverisë së Kosovës