Lajme

Bulliqi: Nga 1 shtatori hapen dy çerdhe të reja në Podujevë

08/17/2023 12:19
nga:G B

Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka thënë se nga 1 shtatori hapen dy çerdhe të reja në këtë këtë komunë.

Ai ka deklaruar se janë bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për hapjen e çerdheve të reja në fshatrat Lluzhan dhe Sfeçël.

“1 shtatori e gjen Lluzhanin dhe Sfeçlën me çerdhe të reja. Nga 1 shtatori hapen edhe 2 çerdhe të reja në Komunën e Podujevës, ku pas renovimit të objekteve dhe adaptimit të tyre janë bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për hapjen e çerdheve të reja në fshatrat Lluzhan dhe Sfeçël. Drejtoria Komunale e Arsimit ka shpallur konkursin për regjistrimin e fëmijëve në 4 çerdhet publike në Podujevë, pra përveç dy çerdheve të reja janë hapur konkurset për regjistrimin e fëmijëve edhe në dy çerdhet e tjera publike në qytet. Për detajet e regjistrimit dhe detajet tjera shihni fotografinë e bashkëngjitur”, ka shkruar ai.