Futbollisti, Ivan Rakitic ka uruar trajnerin Pep Guardiola për transferimin e lojtarëve kroatë Mateo Kovacic dhe Josko Gvardiola në Manchester City.
Rakitić dhe Guardiola qëndruan në bisedë pas Superkupës në të cilin kampioni anglez fitoi me penallti 5-4 mbrëmjen e së mërkurës, pasi ndeshja përfundoi 1:1.
“Kam biseduar me të për futbollin. Për çfarë tjetër do të flas me Pep? Ishte interesante ta dëgjoja, ishte një bisedë e këndshme. I thashë se e vetmja gjë që më mungon në karrierën time është një vit shijimi me të”, tha 35-vjeçari Rakitić, fjalët e të cilit i transmeton gazeta AS.
“I uroj atij fat të mirë. Ai ka një ekip të jashtëzakonshëm”, tha Rakitic. “E përgëzova për dy kroatët që ka. Ai bëri dy transferime të shkëlqyera. Më pëlqeu të isha atje me të, me ekipin e tij dhe dy kroatët që solli,” shtoi ai.
/GazetaBlic Sport


