Lajme

Pas pyetjeve të avokatit të Thaçit, dëshmitarja Bozhaniq pranon se civilët serbë ishin të armatosur nga ushtria serbe

08/17/2023 12:09
nga:G B

Dragica Bozhaniq, dëshmitarja e radhës në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së po dëshmon pa masa mbrojtëse në seancë publike.

Bozhaniq kishte jetuar në Rahovec, në Zoqisht gjatë luftës.

Dëshmitarja serbe e ka pranuar se para sulmit nga pjesëtarët e UÇK-së, serbët civilë të asaj ane, ishin armatosur nga Serbia.

Kjo pasi iGregory Kehoe, avokati i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi e ka pyetur teksa e ka përballur edhe me disa deklarata të kaluara.

Ai e ka pyetur për armatimin që kishin serbët e asaj zone dhe a e kishin marrë nga forcat serbe.

Dëshmitarja serbe e ka pranuar se para sulmit nga pjesëtarët e UÇK-së, serbët civilë të asaj ane, ishin armatosur nga Serbia.

Bozhaniq e ka pohuar faktin se serbët në fshatin e saj, Zoqisht, ishin të armatosur.

“Kur filluan të shtenat ju e kuptuat që serbët kishin armë më vete?”, pyeti Kehoe, ndërkaq përgjigja e Bozhaniq ishte “Po”.

Ajo madje ka thënë se serbët civilë kishin edhe jelekë ushtarakë me vete.