Lajme

Pejë, arrestohet i dyshuari për armëmbajtje pa leje

08/17/2023 09:18
nga:N K

Një person është arrestuar pёr armёmbajtje pa leje, në Pejë, raporton Gazeta Blic.

“Gjatё realizimit tё planit operativ “Goditja”, patrullat Policore deri sa ishin nё pikё kontrolli nё rrugën Mulla Zekё Berdyna, nё Pejё, kanё ndaluar njё automjet me targa vendore, dhe gjatё kontrollit tek i dyshuari ёshtё gjetur dhe sekuestruar njё armё (pistoletё) e tipit TT kal: 7.62mm, njё karikator i sё njejtёs armё, tetё (fishekё kal: 7.62mm) dhe njё sёpatё”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Pas intervistimit i dyshuari ёshtё arrestuar dhe me vendim të Prokurorisë rasti shkon nё procedurё te rregullt.