Lajme

Tuneli Prizren-Tetovë, mund të nisë brenda 6 muajsh

08/17/2023 08:45
nga:G B

Kreu i lëvizjes Besa në Maqedoni, Bilall Kasami tha se tuneli Prizren-Tetovë mund të nisë brenda 6 muajve.

Ai tha se kjo mund të ndodh nëse vazhdohet me të njëjtën dinamikë me të cilën po punohet deri më tani.

“Qeveria ka përpiluar projektin kryesor nga rruga e kombit deri në hyrje të tunelit. pra urojmë që edhe qeveria e Maqedonisë të jetë me po të njëjtin seriozitet që sa më shpejt të realizohen punët. Nëse vazhdon kjo dinamikë, besoj se jo për më shumë se 6 muaj do të kemi edhe projektin kryesor për tunelin me çfarë plotësohen të gjitha kushtet që të nisin punimet në terren”, tha Kasami në Euronews Albania.