Lajme

Termokos i dhuron Prishtinës 3 kamioneta për bartjen e mbeturinave

08/16/2023 21:13
nga:G B

Kryeshefi ekzekutiv i Termokosit, Fisnik Osmani ka njoftuar se është nënshkruar një memorandum bashkëpunimi me Ndërmarrjen Pastrimi në Prishtinë, me anë të së cilit ua janë dhënë në shfrytëzim tri kamioneta për bartjen e mbeturinave.

“Sot, nënshkruam memorandumin e bashkëpunimit me z.Petrit Reçica –  Kryeshef Ekzekutiv në Ndërmarrjen Pastrimi, përmes së cilit i dhamë në shfrytëzim 3 kamioneta, të cilat do ti ndihmojnë kësaj kompanie për bartjen e mbeturinave”, ka shkruar Osmani.

Tutje ai theksoi se e ka prioritet bashkëpunimin për ta mbajtur të pastër kryeqytetin.

May be an image of 4 people and text