Analisti politik, Petrit Zogaj, ka thënë se VV në vend se të kërkonte sqarime zyrtare nga shteti shqiptar lidhur me arrestimin e një politikani në detyrë, nën akuzat për trafikim droge, ajo e përjashtoi nga partia atë, raporton Gazeta Blic.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se ky veprim i VV-së duket sikur përpjekje për ta izoluar rrjetin që asambleisti e ka të ndërtuar në Kosovë.
Postimi i tij i plotë:
Kosoves i eshte arrestuar nje politikan ne detyre, nen akuzat per trafikim droge, partia ne pushtet, ne vend qe me kerku sqarime zyrtare nga shteti shqiptar ne lidhje me kete, e pastaj me be hetimet e veta ne Kosove, shkon edhe e perjashton personin ne fjale nga partia. Ky veprim i LV-se, me shume se distancim nga anetari i saj, po duket perpjekje me e izolu rrjetin qe asambleisti potencialisht e ka te ndertuar ne Kosove.


