Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, ka thënë se raportet Kosovë-SHBA janë të përziera.
Ai ka thënë se ka pasur ndasi me Qeverinë Kurti në disa çështje specifike.
“Kështu që do të thosha së është një situatë e përzier…Në disa çështje gëzojmë bashkëpunim shumë të ngushtë me Qeverinë Kurti, dhe po bëjmë gjëra së bashku që shkojnë shumë mirë”, tha Hovenier.
Po ashtu, ai tha se pret se procesi për zgjedhjet në veri po ecën përpara, pavarësisht se si Qeveria zgjedh ta bëjë këtë.
“Pyetja se si do të mbahen zgjedhjet në veri është pyetje e brendshme për Kosovën. Se a bëhet kjo bëhet përmes dorëheqjes së kryetarëve të komunave, ose nëse bëhet përmes një procesi ku votuesit votojnë për t’i larguar kryetarët aktualë [peticioni]…ne jemi të interesuar vetëm të shohim procesin qe po ecën para”, theksoi ambasadori amerikan.
Lidhur me këtë, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Halil Thaçi, në një prononcim për Gazeta Blic, thotë se SHBA-të janë mike të Kosovës dhe se edhe mes miqsh ka ndasi për çështje të caktuara.
“SHBA është vend mik i yni dhe kuptohet që mes miqsh mbase edhe mund të ketë ndonjëherë ndasi për çështje të caktuara, por ajo që është shumë e rëndësishme po shihet që jo vetëm SHBA por i gjithë faktori ndërkombëtar tanimë është i bindur se me shtrirjen e sovranitetit në veri të vendit atje nga institucionet e Republikës së Kosovës qytetarëve po ju ofrohet siguri e plot, gjë kjo e munguar për vite me radhë”, vlerëson deputeti.
Ndërsa, sa i përket zgjedhjeve në veri, ai thotë se ato do të mbahen por që në ato katër komuna ka kryetarë që po punojnë për problemet e qytetarëve.
“Kur jemi te procesi zgjedhor sigurisht që do të ndodhë, por atje tashmë kemi kryetarë komunash që po punojnë dhe janë të përkushtuar për problemet e qytetarëve të tyre”, deklaron deputeti Halil Thaçi./Gazeta Blic/
Hovenier: Raportet SHBA-Kosovë, “të përziera”
Lekaj: Në qeverinë Kurti më asgjë nuk është e çuditshme dhe e papritur


