Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, në një prononcim për Gazeta Blic, ka reaguar pas punësimit të motrës së shefes së kabinetit të kryetarit të Gjilanit, Alban Hyseni, ku tha se në qeverinë Kurti tani më asgjë nuk është e çuditshme dhe e papritur
Tutje ai tha se në çdo ministri apo ndërrmarrje publike në tërë vendin është e mbushur me njërëz të LVV-së dhe pushtetit.
“Në qeverinë Kurti më asgjë nuk është e çuditshme dhe e papritur. Kur bëhet fjalë për punësimet familjare, tanimë secila ministri, digasterë, ndërmarrje publike e sektor publik në tërë Kosovën është e stërmbushur nga njerëzit e VV-së dhe pushtetit”, tha Lekaj për Gazeta Blic.
Deputeti Lekaj thotë se qe tri vite qeverisje kemi vetëm keqqeverisje, nepotizëm, keqpërdorime dhe shumë dështmë në secilin digasterë të shtetit, atje ku ai thotë se kjo është një praktikë e keqe dhe se kjo qeveri po e bën çdo gjë që e ka kritikuar më herët dhe nuk po e mban asnjë premtim politik.
“Që 3 vite qeverisje kemi keqëqeverisje, nepotizëm, familjarizëm, keqëpërdorime, dhe shumë veprime e dështime në secilin digasterë të shtetit. Kjo praktikë është e keqe sepse kjo qeveri po bën gjithçka qka ka kritikuar për shumë vite dhe nuk po e mban asnjë premtim e zotim politik”, tha Lekaj për Gazeta Blic.
Ai tha se kjo qeveri e shpresës i ka humbur shpresat e qytetarëve, dhe i bën thirrje pushtetit që ta ndalin këtë drejtim të gabuar sepse është e dëmshme për të tashmen dhe të ardhmen e vendit.
“Mbi të gjitha, kjo qeveri e shpresës ka humbur shpresat e qytetarëve, rinisë, profesionistëve të ndryshëm për një punësim, karrierë e jetë në vendin tonë. Ju bëjë thirrje pushtetit që të ndalin këtë drejtim të gabuar, sepse është e dëmshme për të tashmen dhe të ardhmen e vendit!”, u shpreh Lekaj për Gazeta Blic.


