Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, ka reaguar pas sulmit ndaj kameramanit të portalit Lajmi.net, i cili u sulmua gjatë raportimit për aksionin e KRU Prishtina për shkyçjen e borxhlinjve nga rrjeti i ujësjellësit në Shtime, raporton Gazeta Blic.
“Në pamjet e publikuara shihet se si një person i fyen dhe shanë gazetarët që kanë shkuar ta përcjellin ngjarjen, përderisa zyrtarët e Policisë së Kosovës e largojnë dhe i thonë të mos përdorë gjuhë të tillë”, thuhet në reagimin e AGK-së.
AGK-ja i bën thirrje Policisë së Kosovës të hetojnë tutje rastin, në mënyrë që mediat të ushtrojnë profesionin e tyre pa u penguar.


