Lajme

Liberalizimi i vizave/ Paralajmërohet mbyllje e shumë kompanive, Azemi fajëson Kurtin: I motivoi të rinjtë të ikin nga Kosova

08/16/2023 13:01
nga:N K

Kryetari i Sindikatës së sektorit privat të punëtorëve, Jusuf Azemi, në një prononcim për Gazeta Blic, lidhur me ikjen e të rinjve dhe mungesën e fuqisë punëtore, ka thënë se gjendja në vend është alarmante.

Kryetari Azemi ka theksuar se nëse vazhdohet me këtë ikje masive edhe në vitin 2024, do të ketë mbyllje të mëdha të shumë kompanive që edhe sot kanë fillu të mbyllen.

“Unë shoh një përshpejtim të ikjes së punëtorëve, sepse kur Qeveria e Kosovës doli dhe tha, se paga minimale në Kosovë duhet të jetë 264 euro bruto dhe 250 euro neto, atëherë punëtorëve në një farë forme ju ka dhënë një motiv që me ik sa më shpejt, sepse po shihet se institucionet dhe pronarët e kompanive nuk janë duke e bërë atë çfarë duhet të bëhet për punëtorë”, potencoi Azemi.

Tutje kryetari i sektorit privat tha se kemi mungesë të përgjithshme të punëtorëve, e sidomos të atyre të kualifikuar, e që nëse vazhdohet me këtë trend shumë projekte që janë paraparë të bëhen, nuk do të realizohen si shkak i mungesës së fuqisë punëtore.

/GazetaBlic/

Dreshaj: Çdo ditë nga Kosova largohet nga një mjek, MSH-ja nuk do ta ndalë këtë dukuri