Sporti

Qazim Laçi realizoi eurogol mbrëmë në kualifikueset e Champions League

08/16/2023 12:01
nga:L J

Qazim Laçi ka shënuar padyshim golin më të bukur të karrierës. Mesfushori shqiptar shkundi rrjetën në minutën e 105 të sfidës kundër Kopenhagenit, e vlefshme për turin e tretë kualifikues të Ligës së Kampionëve.

Sparta e Pragës kishte të drejtën e ekzekutimit të një goditjeje dënimi dhe pranë topit shkoi Qazim Laçi.

Pavarësisht distancës së largët, lojtari shqiptar shënon një gol spektakolar që do ta kishin zili edhe yjet e futbollit botëror. Orefha e tij u ndal në trekëndësh dhe festa e çmendur ishte tërësisht legjitime për të dhe për tifozët