Lajme

Shifra të frikshme nga janari në korrik, mbi 5 mijë e 400 aksidente rrugore – Sa prej tyre përfunduan me fatalitet?

08/16/2023 11:33
nga:N K

5422 aksidente rrugore kanë ndodhur gjithsej gjatë periudhës janar-korrik të këtij viti, raporton GazetaBlic.

Nga ky numër 13 aksidente kanë qenë me fatalitet, 1606 me lëndime, 3803 me dëme materiale ndërsa numri total i aksidenteve është 5422.

Sipas të dhënave që ka siguruar GazetaBlic nga Policia e Kosovës, në krahasim me vitin e kaluar (2022), këtë vit janë 341 aksidente më shumë, në periudhen e njëjtë kohore.

Në vitin e kaluar janë regjistruar gjithsej 5081 aksidente trafiku, 10 prej tyre kanë qenë me fatalitet, 1465 me lëndime dhe 3606 me dëme materiale.

Ndërsa nga Policia këtë vit janë shqiptuar 3289 gjoba më shumë se sa vitin e kaluar, ku këtë vit përgjatë shtatë muajve janë regjistruar 103995 gjoba, ndërsa vitin e kaluar 100706.

/GazetaBlic/

 

Hap fotografinë

 

204 km/h, Policia në Prizren e gjobiti shoferin me 300 euro dhe ndalim të vozitjes për tre muaj

14 të lënduar në një aksident në rrugën Prishtinë-Gjilan