Një person i dyshuar për vjedhje të rënda dhe mashtrim në qytetin e Gjilanit, është arrestuar nga Policia e Kosovës, raporton Gazeta Blic.
I dyshuari sipas policisë ka qenë i përfshirë në katër raste të veprave penale si mashtrim dhe vjedhje e rëndë.
“Intervistimti i të dyshuarit është bërë në bazë të procedurave ligjore dhe ndaj tij prokurori i shtetit ka lëshuar masën e ndalimit për 48 orë”, thuhet në njoftimin e policisë.


