Sporti

Besiktas del me deklaratë: I kemi nisur negociatat me Rashicen dhe Norwichin

08/15/2023 23:26
nga:E K

Klubi i Besiktasit përmes kanalit të tij zyrtar dhe faqes së internetit ka konfirmuar se ka filluar zyrtarisht bisedimet për transferimin e Rashicës

Besiktas tashmë edhe zyrtarisht ka njoftuar tifozët e vet se kanë filluar negociatat për transferimin e Milot Rashicës.

“Klubi i futbollit, Besiktas raporton përmes platformave të tij zyrtare që kanë filluar negociatat për transferimin e futbollistit profesionist, Milot Rashica”, thuhet në këtë komunikatë.

“Negociatat kanë filluar me futbollistin dhe klubin e tij, Norwich City në lidhje me transferin e Rashicës”.