Lajme

Punime në ujësjellës, rruga “Ismet Krasniqi” në Prishtinë mbyllet për qarkullimin e makinave për një javë

08/15/2023 18:22
nga:Sh R

Për shkak të realizimit të punimeve në rehabilitimin e gypit të ujësjellësit në rrugën “Ismet Krasniqi” (segmenti nga Reifeisen Bank deri te rruga e Herticëve) kjo rrugë do të mbyllet për qarkullimin e makinave për një kohë të caktuar

Ujësjellësi Rajonal “Prishtina” njofton se për këtë mbyllje të rrugës pëlqimin e ka marrë edhe nga Drejtoria e Shërbimeve Publike të Komunës së Prishtinës.

Në koordinim me Policinë e Kosovës, kjo rrugë do të mbyllet për qarkullimin e makinave nga data 16.08.2023 deri më datën 24.08.2023, prej orës 7:30-17:00.

Postimi i plotë: