Një takim i radhës në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, është përfolur të mund të realizohet në muajin shtator.
Lidhur me këtë, nga Zyra e Kryeministrit kanë folur për Gazeta Blic.
Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, ka thënë se do të ketë njoftim, kurdo që të konfirmohet data e takimit.
“Kurdo që të konfirmohet data e takimit të radhës në Bruksel do të ketë njoftim publik, si çdo herë, bashkë me detaje mbi formatin dhe agjendën“, ka thënë ai për Gazeta Blic.
Për deeskalim të situatës në veri, ai është shprehur se ka një marrëveshje Kosovë-BE dhe se Kosova e ka përmbushur pikën e parë të atij dakordimi me rastin e uljes prej 25% të pranisë së pjesëtarëve të Policisë së Kosovës në dhe përreth ndërtesave komunale.
“Për deeskalim të situatës ka një marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe BE-së. Republika e Kosovës ka përmbushur pikën e parë të atij dakordimi me rastin e uljes prej 25% të pranisë së pjesëtarëve të Policisë së Kosovës në dhe përreth ndërtesave komunale. Si rezultat i zbatimit të pikës së dytë, e cila parasheh vlerësimin e përbashkët të situatës së sigurisë, javën e kaluar numri i policëve në dhe përreth ndërtesave komunale është ulur edhe për 25% tjera”, thekson Kryeziu.
Sa i përket zgjedhjeve në veri, ai ka thënë se është themeluar grupi punues përgjegjës për hartimin e udhëzimit administrativ për zgjedhjet dhe se beson që masat do të largohen shumë shpejt.
“Ndërkaq në kuadër të pikës së tretë të dakordimit të Bratislavës, ne tashmë kemi themeluar grupin punues përgjegjës për hartimin e udhëzimit administrativ që mundëson zgjedhjet e parakohshme. Pra Kosova po respekton dakordimin me BE-në. Si rezultat i saj por edhe situatës së përmirësuar besojmë që masat e BE-së duhet të largohen sa më parë”, deklaron Përparim Kryeziu./Gazeta Blic/
VV-ja e përjashton nga partia Besnik Mujecin, të dyshuarin për trafikim droge


